
Werder Bremeni do të luajë gjithë sezonin në takimin ndaj Dortmundit. Për të mbajtur ende gjallë shpresat e një kualifikimi të mundshëm në Europë, skuadra e Milot Rashicës është e detyruar të fitojë. Nga ana tjetër është Dortmundi që nuk i falet hapi i gabuar, pasi është ende në vallen e Bundesligës për ta fituar.
Faktikisht, shumë ankth kishte në ditën e djeshme sa i përket sulmuesit shqiptar. Rashica e la përgjysmë stërvitje dhe u largua i dëmtuar, ndërsa është lojtari më i mirë i Werderit për 2019. Tifozët u shqetësuan duke parë edhe rëndësinë e madhe të ndeshjes së ardhshme, por tashmë gjithçka është qetësuar. Në Gjermani japin lajmin e mrekullueshëm se Milot Rashica e ka lënë pas dëmtimin në kohë rekord dhe do të jetë gati për Dortmundin, skuadër kjo që e ka pësuar edhe më parë nga sulmuesi i Kosovës. /Shqiperia.ch/