
Tashmë jemi në një peridhë merkato dhe të gjitha ekipet janë duke kryer lëvizjet e tyre që do u shërbejnë për vazhdimësinë e kampionatit. Tashmë nuk bëhet fjalë për lojtarë të afirmuar, por për një 17-vjeçar shqiptar që quhet Niko Lucaj.
Ky i fundit ishte pjesë e skuadrës italiane të Hellas Veronas, por hapsira për të luajtur me këtë ekip ishte shumë e pakët dhe i është bashkuar klubit të Peruxhias U-19. Mbrojtësi shqiptar duket se nuk mund të duronte për një kohë të gjatë stolin rezervë, ndërsa tek skuadra e tij e re synon të fitojë më shumë minuta.
Ajo çla vlen për tu përmendur është se Niko nuk ka patur dëshirë të shkojë në një kampionat tjetër, pasi e ka më të lehtë të përshtatet në Itali. Synimi kryesor i mbrojtësit shqiptar është që të mund të afirmohet sa më shpejtë, që në të ardhmen të marrë një ftesë nga Shqipëria ose dhe nga Kombëtaret e grupmoshave, pasi është ende i ri dhe të gjithë karrierën e ka përpara. /Shqiperia.ch/