
Altin Lala ka qënë i pranishëm në stadium, për të parë më nga afër ndeshjen mes Prishtinës dhe Drenicës. Nuk ishte vetëm një udhëtim për turizëm dhe për të kaluar kohën e lirë ky i menaxherit të njohur, pasi mesa duket edhe këtë herë Lala ka pikasur disa talente, që kërkon t’i shoh më nga afër.
E thënë më thjeshtë, një tjetër Milot Rashica. Kjo pasi edhe ky i fundit menaxhohet nga figura e njohur e Shqipërisë, ndërsa ka dalë nga prodhimi vendas i Kosovës. Një nga elementet më të mirë që mund të ketë komunikuar Lala, mund të jetë edhe Meriton Korenica, që është emërtuar edhe si Milot Rashica. /Shqiperia.ch/