You are here
Home > Kombëtarja > Lajmi që nuk duhej nga Italia, Emanuel Ndoj rrezikon edhe grumbullimin me Shqipërinë

Lajmi që nuk duhej nga Italia, Emanuel Ndoj rrezikon edhe grumbullimin me Shqipërinë

Emanuele Ndoj është në dyshime të mëdha për të luajtur në ndeshjet e shtatorit që do të ketë Shqipëria për kualifikueset e Europianit. Pikërisht ajo që nuk duhej për kuqezinjtë, por edhe për vetë karrierën e lojtarit.

Breshia është ngjitur në elitën e futbollit italian dhe Ndoj ka qënë një nga protagonistët kryesor për të arritur te ky sukses. Mesfushori kuqezi është dëmtuar në miqësoret që po zhvillohen gjatë këtyre kohëve dhe nuk ka ende një kohë të përcaktuar qartë, sesa do të mungojë jashtë fushës së blertë.

Por vetë fakti që Breshia po lëviz për të siguruar një tjetër lojtar në pozicionin e Ndojit, do të thotë se pritet një mungesë e konsiderueshme nga ana e lojtarit kuqezi. Për momentin në radar është vendosur lojtari i Nancy, Amine Bassi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top