You are here
Home > Kombëtarja > La Liga më pranë! Trajneri i Albasete nuk përmbahet, feston si i çmendur me Rei Manaj

La Liga më pranë! Trajneri i Albasete nuk përmbahet, feston si i çmendur me Rei Manaj

Një ndeshje me shumë emocione dhe gola ishte ajo që Albasete fitoi së fundmi, duke ia dalë me shifrat 2-3 ndaj Majadahondas. Ekipi ku aktivizohet edhe shqiptari Rei Manaj, po fitonte në shifrat 0-3, por ndeshja mori një rrjedhë krejtësisht të papritur.

Sulmuesi i Kombëtares gjeti golin e parë të takimit, duke iu rikthyer buzëqeshja, pasi nuk kishte shënuar asnjëherë gjatë 2019. Tanimë “La Liga” është gjithmonë e më pranë për Albaseten, me trajnerin Ramis që nuk është përmbajtur dhe ka dalë nga vetja. Ky i fundit ka festuar shumë edhe me sulmuesin shqiptar, Rei Manaj, që gjithmonë e ka cilësuar si një lojtar të rëndësishëm për projektin e skuadrës /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top