You are here
Home > Kombëtarja > Kurthi për Islandën është skema e Rejës, ka vend edhe për një surprizë të madhe në mbrojtje

Kurthi për Islandën është skema e Rejës, ka vend edhe për një surprizë të madhe në mbrojtje

Prej disa ditësh, trajneri Reja dhe lojtarët i kanë hapur kartat e tyre më shumë nga çfarë duhet dhe jemi mësuar në të kaluarën. “Do të luajmë me 3-5-2”, kështu u shpreh Reja dhe e përforcoi Armando Sadiku. Një teknik me eksperiencën e jashtëzakonshme të italianit, vështirë se shitet kaq lehtë te kundërshtari.

Por nëse e analizojmë pak më në detaje, e gjitha kjo është një kurth për Islandën dhe mënyrën sesi ata do të përgatiten për kuqezinjtë.Fillimisht lojtarët tanë nuk e kanë praktikuar në asnjë ndeshje të Kombëtares më parë këtë skemë dhe kjo ka pak gjasa të vijë në një “finale’’ si ajo me Islandën. Gjithashtu edhe në ekipet e tyre, të paktë janë ata lojtarë që kanë luajtur me 3-5-2.

Për të vazhduar më tej, Mërgim Mavraj është i skualifikuar ndaj Islandës dhe do të jetë i gatshëm vetëm ndaj Moldavisë. I vetmi i sigurt në qendër të mbrojtjes, duket të jetë Ardian Ismajli. Dyshja tjetër që do i bashkohet, shkon mes Mihajt, Dërmakut, pa harruar edhe Veselin. Por të gjithë këta qendërmbrojtës, nuk e kanë provuar asnjëherë më parë që të luajnë krahë njëri tjetrit, e jo më të folur për 3-5-2.

E gjitha kjo mund të jetë edhe një kurth për Islandën, ndërsa një formulë e tillë loje do të zbatohet në ndeshjen e rradhës ndaj Moldavisë. Sigurisht që gjërat ende nuk janë të qarta, pasi për këtë do të vendosë më shumë stërvitja që do të bëhet në Frankfurt të Gjermanisë nga kuqezinjtë. Një tjetër detaj për t’u mos harruar, është shpërfillja që i bëjmë Arlind Ajetit.

Pavarësisht se ka kaluar një sezon dështimi në Zvicër, nuk përjashtohen shanset që të luajë nga minuta e parë me Islandën. E gjitha kjo do të shihet në stërvitje, por vetë Reja e ka pranuar se do të ndjek gjithçka nga skema e De Biazit, me atë kohë kur Ajeti quhej ndryshe edhe “ministri i mbrojtjes” së Shqipërisë. Me ekipin e tij gjithashtu kalonte një periudhë jo shumë të mirë, por në Kombëtare gjithmonë do të transformohej. Duke parë gjendjen e Ismajlit aktualisht dhe Ajetin e kohës së Europianit të Francës, atëherë portieri i kuqezinjve mund të jetë edhe thjeshtë një tifoz që ka hyrë në stadium pa paguar biletën. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top