
Keidi Bare u ndëshkua me karton të kuq në fitoren e Malagas me rezultatin 3-0 ndaj Oviedos. Ndëshkimi erdhi pasi në minutën e 30 të takimit, mesfushori shqiptar me një“Kung Fu”, rrezikoi shumë kundërshtarin me ndërhyrjen e tij.
Futbollisti i Malagas shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa trajneri Victor Sanchez ishte i pari që shkoi për ta inkurajuar. Fatmirësisht për Baren dalja e tij nuk solli edhe shkatërrimin e ekipit, pasi do të realizoheshin edhe dy gola të tjerë.
Trajneri Sanchez e ka shfaqësuar lojtarin kuqezi edhe në konferencën për shtyp: “Sigurisht, Keidi ka marrë një mospëlqim për veprimin që bëri, por ishte një lëvizje e rastësishme. Ai e kuptoi dëmin që po i bënte ekipit dhe nisi të qante. Nga jashtë po i brohoriste shokëve të skuadrës për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Sanchez. /Shqiperia.ch/