
Në merkaton e verës u përfol se për Donis Avdijaj kishte shprehur interesim ekipi i Juventusit dhe Arsenalit. Flasim për gjigandët europianë, që i kishte bërë përshtypje paraqitja e treguar nga ky futbollist në fillimin e këtij sezoni.
Për të mbërritur sërish në pikën e dobët të Avdijajt, sjellja. Pas një skandali të plasur te Ëillem II me sulmuesin shqiptar, që kishte dalë nga grumbullimi me ekipin për të vizituar zbukurimet e qytetit për Krishtlindje, situata u kthye në pikën zero. Lojtari shqiptar provoi disa ditë prova te Peskara, por asnjëherë nuk u morr vesh e vërteta e këtij rasti, ndërsa vetë Avdijaj do e mohonte një fakt të tillë. I njohur ndryshe edhe si “mister 50 milionshi”, klauzolën që e kishte te Shalke 04, Avdijaj digjet gjithmonë me sjelljen e tij. /Shqiperia.ch/