
Kosova vazhdon me punën e saj për të marrë futbollistët më kualitativ në përfaqësuese. I fundit ishte rasti i Florent Hadërgjonaj, që më parë ishte pjesë e të rinjëve të Zvicrës. Duke parë hapësirat e pakëta te helvetët, futbollisti zgjodhi që t’i bashkohej dardanëve.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit në Kosovë, e jep shembullin për t’i afruar lojtarët me Adnan Januzaj. Në emisionin “90 Plus”, Eroll Salihu u shpreh se Januzaj ka humbur një mundësi fantastike për të qënë një yll te Kosova, por zgjodhi që të humbiste në Belgjikë.
“Tani kemi marrë Florent Hadërgjonaj dhe jemi në rrugën e duhur. Vetëm imagjinoni se çfarë humbi Adnan Januzaj. Askush nuk e përmend në Belgjikë, ndërsa te ne do të ishte një yll”, ka thënë Salihu, /Shqiperia.ch/