You are here
Home > Kryefaqja > Kosova dhe Manchester City…Portieri shqiptar futet në formacionin më të mirë të “Premier League”

Kosova dhe Manchester City…Portieri shqiptar futet në formacionin më të mirë të “Premier League”

Arijanet Muriqi është një tjetër emër për t’u shënuar sa i përket sukseseve të këtij sezoni. Gardiani shqiptar fitoi titullin me Manchester City, megjithëse nuk luajti asnjë ndeshjet të vetme në kampionat. Por në Kupën EFL, lojtari i Kosovës ishte titullar në 5 nga 6 ndeshjet në të cilin “qytetarët” e fituan turneun.

Madje në 4 raste porta është mbajtur e paprekur, me kulmin që u arrit pas penalltive të fituara ndaj Leiçesterit. Gjithashtu në këtë sezon erdhi edhe debutimi i tij me Kosovën, për 90 minuta të plota në finalen vendimtare në “Ligën e Kombeve” ndaj Azerbajxhanit. Prestigjozja ‘’Goal” shkruan se Muriqi është përzgjedhur në formacionin më të mirë të U-21 vjeçarëve, së bashku me emra si Trent Arnold dhe Rashford. /Shqiperia.ch/

Më të mirët/ Arijanet Muriqi (Manchester City), Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Juan Foyth (Tottenham), Joe Gomez (Liverpool), Ryan Sessegnon (Fulham), Declan Rice (Ëest Ham), Matteo Guendozi (Arsenal), David Brooks (Bournemouth), Richarlison (Everton), Marcus Rashford (Manchester United), Dëight McNeil (Burnley)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top