You are here
Home > Kombëtarja > Konfirmohet dëmtimi i mbrojtësit të Shqipërisë, mundësi e artë për rikthimin e Trashit

Konfirmohet dëmtimi i mbrojtësit të Shqipërisë, mundësi e artë për rikthimin e Trashit

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për gjendje fizike të lojtarëve të Kombëtares, ku mes atyre problematikë, ishte edhe Egzon Binaku.

Futbollisti i Norkoping kishte pësuar një dëmtim së fundmi, që po e mban jashtë fushës së blertë. Fillimisht u raportua për një goditje të lehtë, por pas ekzaminimeve të bëra në orët e fundit, është konfirmuar zyrtarisht mungesa e lojtarit për ndeshjen e kampionatit që do të luhet të dielën, në datën 2 qershor.

Në kushte të tilla, duket thuajse e pamundur që Binaku të grumbullohet nga Shqipëria dhe të kapi ritmin e lojtarëve të tjerë. Megjithëse pritet edhe konfirmimi zyrtar i FSHF-së, por lojtari i Norrkoping ka pak gjasa që të grumbullohet te kuqezinjtë. Rruga hapet për rikthimin e Lorenc Trashit, që është stërvitur për disa ditë me trajneri Reja te “Tropikali’. Kjo pasi trajneri italian e ka thuajse të pamundur të marrë lojtarë në ekipe të tjera që tani luajnë për “Play-Off” ose javët e fundit të kampionatit, duke u detyruar të kthejë sytë te Superiorja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top