
Së fundmi duket se kombëtarja e Shqipërisë është një “kantier” në ndërtim. Kjo pasi në këtë periudhë duke përfituar edhe nga përfundimet e kampionateve, trajneri i kuqezinjve, Edi Reja i ka dhënë mundësinë të stërviten me kombëtaren shumë lojtarëve. Italiani duket se dëshiron që të ketë sa më shumë informacione për lojtarë të ndryshëm.
Paralel me përgatitjet që po zhvillon kombëtarja e parë është edhe ajo U-21 e drejtuar nga Alban Bushi. Kjo kombëtare së fundmi shpalli edhe listën që do jetë pjesë e ndeshjeve eleminatore të qershorit. Risitë nuk munguan kësaj rradhe ku ia vlen të veccohen emrat e Sergio Kalaj, Jorgo Pëllumbi dhe Blerton Sheji. Këta lojtarë që të gjithë luajnë në repartin e mbrojtjes kanë ardhur si “paketë” nga kombëtarja U-20 e Shqipërisë.
Pikërisht kjo treshe ka bërë dallimin në kombëtaren e drejtuar nga dyshja Ilir Biturku dhe Olsi Uku. Këta dy trajnerë që mund të themi se morën një risk pasi grupmosha e 20 vjeccarëve është një risi për Shqipërinë. Por duket se puna e tyre është shpërblyer në maksimum duke kryer detyrën më së miri e duke ofruar elementë mjat cilësorë për të ardhmen.
Duhet veçuar se nga kombëtarja U-20 e Shqipërisë është thirrrur nga Edi Reja, mesfushori Jurgen Ccelhaka. Këta emra nuk janë të vetmit për të cilët do dëgjoni nq të ardhmen pasi U-20 e Shqipërisë garanton për të tjerë elementë cilësorë. /Endri Cinari- Shqiperia.ch/