You are here
Home > Kombëtarja > Kombëtarja është gati të mbërrijë në Rinas, udhëtojnë në Frankfurt për…Islandën!

Kombëtarja është gati të mbërrijë në Rinas, udhëtojnë në Frankfurt për…Islandën!

Kombëtarja shqiptare do të shkojë në Rinas, për të nisur udhëtimin drejt Frankfurtit. Atje do të kryhet edhe stërvitja e rradhës e trajnerit Reja, sa i përket përballjes ndaj Islandës. Kjo ishte një zgjedhje e vetë italianit, që nisur nga klima e përafërt mes kundërshtarit të rradhës dhe Gjermanisë, të mendojë për një axhendë të tillë.

Atje do të praktikohen edhe skemat e vërteta për përballjen me Islandën, pasi deri tani lojtarët kanë punuar pak në anën taktike në “Tropikal”. Në orën 09:00 do të bëhet edhe nisja e kuqezinjve, ndërsa në orën 17:00 është programuar edhe stërvitja e parë në Frankfurt. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top