
Kombëtarja shqiptare ka menduar të zhvillojë një vizitë të veçantë për ditën e nesërme. Stafi, trajneri dhe lojtarët do të jenë të pranishëm te shtëpia e fëmijës në Durrës.
E gjitha kjo është projektuar që të zhvillohet në mëngjesin e ditës së nesërme, në orën 10:00. Padyshim që një vizitë e tillë shërben për të gjitha drejtimet, pasi fillimisht i bën fëmijët e pranishëm në atë qëndër që të ndihen më të lumtur.
Por nga ana tjetër, një energji pozitive do të marrin edhe vetë lojtarët, për të shtuar edhe një marsh më shumë në stërvitjen dhe përgatitjen e tyre për përfaqësimin e ngjyrave kuqezi. /Shqiperia.ch/