You are here
Home > Kombëtarja > Koha surprizon edhe vetë islandezët ndaj Shqipërisë, ja sa tifozë do të jenë në stadium

Koha surprizon edhe vetë islandezët ndaj Shqipërisë, ja sa tifozë do të jenë në stadium

Koha dhe kushtet atmosferika kanë surprizuar edhe vetë islandezët, sa i përket takimit me Shqipërinë. Një vend që shquhet për temperaturat e ulëta dhe ngricat e shumta, por përballja me kuqezinjtë do të luhet në kushtet optimale.

Rreth 13 gradë do të jetë temperatura për këtë ndeshje, me kohën e hapur dhe me diell. Nuk ndodh shpesh që një përballje të shihet në këtë mënyrë nga vetë tifozët e Islandës. Sa i përket tifozëve, do të jenë rreth 9500 të pranishëm në stadium. Nga këta rreth 250-300 do të jenë sportdashësit shqiptarë, me pjesën dërmuese që vijnë nga grupimi “Tifozat Kuq e Zi”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top