
Keidi Bare, një nga lojtarët më në formë të Shqipërisë në Spanjë, është kthyer në një pikë kyçe për ekipin e Malagës. Trajneri Sanchez ka një afeksion të veçantë për mesfushorin shqiptar, duke ia falur edhe lojën e ashpër, me të cilin rrezikon shpeshherë edhe vetë skuadrën spanjolle.
Në listën e trajnerit Reja, mungon emri i këtij lojtari. Por në një rrëfim të fundit për prestigjozen spanjolle “AS”, Bare nuk duket edhe aq i mërzitur se nuk do të ketë mundësinë për të luajtur kuqezinjtë. Madje, pa e menduar gjatë, mesfushori shprehet se do të zgjidhte të luante me Malagan ndeshjet e “Play Offit” për “La Liga”, përpara dy takimeve me Moldavinë dhe Islandën. Gjithashtu lojtari shqiptar flet edhe për përballjen e veçantë kundër Albasetes së Rei Manajt.
“Unë kam folur me Manajn rreth kësaj ndeshje, dy javë më parë. Unë dëshiroj që të bëj më të mirën. Por jo vetëm unë, edhe Manaj. Ne duam që të fitojmë për të marrë vendin e tretë. Gjithmonë e kemi thënë se nëse do të shënojmë, do të festojmë në fytyrën e njëri-tjetrit. Jemi shokë, si vëllezër. E njohim njëri-tjetrin që kur kemi qënë të vogël. Shqipëria? Ata më kanë thirrur mua për një listë të dytë.
Gjithashtu edhe Rei Manajn. Unë do të dëshiroja që të qëndroja te Malaga për të ndihmuar skuadrën. Gjithmonë e kam kokën këtu për të dhënë gjithçka. Shqipëria do të ndeshet me Moldavinë dhe Islandën. Kështu unë do të humbisja takimin kundër Elches dhe ndeshjen e parë të “Play Off” nëse kualifikoheshim. Ëndrra më e madhe, është të luajë këto takime që të shkojmë në “La Liga”, ka thënë Keidi Bare. /Shqiperia.ch/