
Keidi Bare ka marrë prej kohësh vëmendjen e mediave spanjolle, pasi ka shkëlqyer me nivelin e treguar te Malaga. Vetëm një shans iu desh mesfushorit shqiptar, që të merrte vendin e titullarit te skuadra spanjolle.
Së fundmi Bare ka dhënë një intervistë për prestigjozen “Marca”. Ai ndalet shumë në jetën mes dy shteteve, Spanjës dhe Shqipërisë, ku me shumë humor tregon një dallim të madh e bën edhe te ushqimi që konsumohet nga ana e qytetarëve.
“Që kur unë isha fëmijë, mendoja për të bërë gjëra të mëdha në këtë sport. Isha shumë mirë në shkollë, por akoma edhe më mirë në futboll. Kjo ishte zgjedhja më e mirë dhe këtë e kuptoi më së miri familja ime. Unë qaja çdo ditë derisa filloja të luaja. Pasi më thirri Atletiko Madridi për provë, nuk e mendova shumë gjatë.
Këtu në Malaga është një parajsë, duke ecur në plazh, duke ngrënë ushqime deti. Kjo është ajo që unë pëlqej më së shumti. Është qesharake, pasi në Shqipëri është një pjatë tipike që e hanë të gjithë, fasule quhet dhe nuk ka një shqiptar të vetëm që nuk e ha, sigurisht përveç meje”, shprehet me humor Bare. /Shqiperia.ch/