
Kapiteni shqiptar i të rinjëve të Fiorentinës, Erald Lakti, mund të debutoj në këtë sezon në Serinë A. Ky futbollist zotëron vlera të jashtëzakonshme, ndërsa është pjesë edhe e grupmoshave të Shqipërisë.
Pak kohë më parë ka ngritur edhe Kupën me të rinjtë e Fiorentinës, duke marrë gjithë vlerësimin e mediave italiane. Dëshira e vetme e ngelur e këtij lojtari, është që të debutoj në Serinë A. Ky është momenti i duhur, pasi gjithë punën tjetër te të rinjtë e ka bërë në mënyrën më të mirë.
“Pas 10 vitesh me këtë fanellë të Fiorentinës, më është bërë si një lëkurë e dytë. Bigica është trajneri perfekt për ne, që na mban si grup të bashkuar. Kupën ua dedikojmë tifozëve dhe tani shohim për kampionatin. Ëndrra ime? Debutimi në Serinë A nën urdhërat e Montelës, që në këtë vit dhe të luaj për një kohë të gjatë me Fiorentinën”, ka thënë Erald Lakti. /Shqiperia.ch/