
Këtë javë luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme në kampionatin itaian të “Seria B”. Është pikërisht përballja mes Carpit dhe Pescarës, ku të dyja këto ekipe janë me synime të kundërta në këtë ligë. Kështu skuadra e Karpit do të lujftojë për mbijetesë në “Seria B”, teksa aktualisht gjentet në vendin e fundit në tabelën e renditjes, ndërsa nga krahu tjetërs, Pescara do të synojë 3 pikët e rradhës për të arritur të sigurojë gjithnjë e më shumë ngjitjen në elitën e kampionatit italian vitin e ardhshëm.
Ledian Memushaj është edhe ishi -i kësaj sfide, pasi disa vite më parë ai ka qënë pjesë e Carpit, ndërsa tani është në rradhët e Pescarës, ku me këta të fundit po zhvillon një sezon fantastik duke u shndërruar edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj skuadre.
Për këtë gjë, ka folur edhe kapiteni aktual i Carpit, Fabrizio Poli, i cili shprehet në mënyrë disi të dëshpëruar se do të ketë përballë Memushajn, që dikur ishte fuqia e tyre. Gjithashtu italiani thekson faktin se me shqiptar ka qënë dikur fuqia e Carpit, por tani Lediani i përket të shkuarës.
“Jam shumë i lumtur që do të takoj edhe Ledian Memushajn që dikur ishte fuqia jonë, por tani i përket Peskarës”, u shpreh kapiteni i Carpit, Fabrizio Poli./Shqiperia.ch/