
Chelsea arriti të fitonte me rezultatin 4-1 ndaj Arsenalit, në finalen e “Europa League”. Ekipi i Sarrit vendosi gjithçka në pjesën e dytë të takimit, duke qënë të pandalshëm me golat e shënuara.
Ajo që ishte për t’u harruar nga mbrëmja në Baku, përveç paraqitjes së Arsenalit, ishte edhe kamera që e transmetonte takimin në televizionet e ndryshme botërore. Tifozë të ndryshëm janë tallur me këtë fakt në “Twitter”, duke e cilësuar atë me ironi si më të bukurën që kanë parë ndër vite. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe komentet se kënde të ndryshme të xhirimeve, kur lojtarët kapeshin nga lartësia, dukej si të ishte duke u luajtur “Play Station”. /Shqiperia.ch/