
E shtuna është dita ku kuqezinjtë tanë do të zbresin në fushën e blertë, teksa do të ndeshen në transfertë kundër një kundërshtari direkt siç është Islanda. Gjatë këtyre ditëve, djemtë tanë janë shprehur optimist për këtë ndeshje, ku kanë theksuar faktin se do bëjnë të panundurën për të dalë me pikë nga kjo përballje, pse jo edhe ta fitojnë atë. Kjo do të ishte më e mira e mundshme pasi në rast se Shqipëria merr tre pikë kundër Islandës, do të përkthehet si një potencial i fuqishëm për të pretenduar vendin e dytë në tabelën e renditjes.
Nga krahu tjetër, ky triumf nuk duket i pamundur, pasi lajme të mira vijnë për Edi Rejan nga kampi islandez, teksa mediat vendase bëjnë me dija se Islanda pritet të ketë edhe një mungesë tjetër të rëndësishme. Pas konfurmimit të mungesës së sulmuesit të tyre kryesor, Alfred Finbogason, ditën e djeshme është dëmtuar edhe portjeri i tyre i dytë Runarson. Ky i fundit pritej të luante titullarë kundër Shqipërisë, pasi numri një i portës Islandeze, nuk po gëzon një formë të mirë dhe ditë pas dite, po kalon në plan të dytë nga trajneri islandez, pasi dhe reflekset e tij janë zbehur disi.
Mesa duket kjo është një mundësi tepër e artë e sulmuesve tanë kuqezi, ku në rast se Runarson, nuk do t’ia dalë të rikuperohet, atëherë djemtë tanë do të kenë më të lehtë për të shënuar të paktën një gol. /Shqiperia.ch/