
Riza Durmisi është një nga lojtarët e shumtë me origjinë shqiptare që ka në përbërje skuadra e Lacios. Mbrojtësi i është bashkuar ekipit të kaltër në verën e këtij muaji, por paraqitjet e tij të pakta në fushën e blertë, duket se kanë shfaqur eshe pakënaqësira tek lojtari.
Sipas raportimeve të fundit të medias italiane “Corriere dello Sport”, thuhet se pas tij është vënë skuadra spanjolle e Celta Vigës. Këta të fundit kanë shprehur dëshirën e tyre për të marrë shërbimet e mbrojtësit Durmisi, ku kjo tratativë mendohet se është akoma në fillimet e negociatave. Sipas mediave italiane, Igli Tare nuk duket i gatshëm që ta shesë mbrojtësin 25-vjeçar, për të cilin pagoi plot 7 milion euro dhe gjithashtu ka ende shumë besim tek Durmishi.
Kujtojmë që Durmisi aktualisht është pjesë e Kombëtares së Danimarkës, ku me skandinavët dhe pse 25-vjeç, ka luajtur plot 23 sfida titullarë, duke u kthyer në një lojtarë kyç të kësaj përfaqësuese. /Shqiperia.ch/