You are here
Home > Kryefaqja > Jo vetëm Graniti! Taulanti është i rrallë, trajnerit i mbetet ta përdorë si…portier dhe sulmues!

Jo vetëm Graniti! Taulanti është i rrallë, trajnerit i mbetet ta përdorë si…portier dhe sulmues!

Taulant Xhaka, Edon Zhegrova dhe Albian Ajeti kanë fituar Kupën në Zvicër. Ekipi i Bazelit ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë kohëve të fundit, por ia ka dalë me një triumf këtë herë pasi kanë mundur në finale me shifrat 2-1 Thunin.

Mesfushori i Shqipërisë është shndërruar në një ikonë edhe të Bazelit, pasi ka vite të tëra që luan me këtë skuadër. Madje trajneri Koller e ka përdorur këtë futbollist në të gjithë rolet e fushës, vetëm pa eksperimentuar si portier apo sulmues.

Në fillimin e sezonit, Xhaka ka luajtur si qendërmbrojtës me këtë teknik, megjithëse gjithmonë ishim mësuar ta shihnim si mesfushori shkatërrues. Gjatë finales së sotme lojtari kuqezi ka marrë rolin e mbrojtësit të krahut, që është edhe natyrali duke parë fillimin e karrierës. Te Shqipëria gjithashtu ka përfunduar në disa raste si mesfushor krahu, duke bërë që Xhakën ta çmoj çdo skuadër në merkaton e verës, pasi futbollistë të tillë që luajnë në ritme të larta në role të ndryshme të fushës, janë vërtet të rrallë. Jo vetëm Graniti, këtë herë do të dëgjojmë shumë edhe për Taulantin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top