
Baseli ka prekur fundin, tashmë mund ta themi lehtësisht. Ndeshjet e fundit të ekipit zviceran nuk kanë qenë në nivelin e duhur, ndërsa ajo e djeshmja i ka vënë “kapakun” të gjithave.
Ekipi gjigant i Zvicrës është turpëruar në transfertë, duke humbur me rezultatin 7-1 ndaj Jang Bojs. Një rezultat i tillë, sigurisht që nuk mund të kapërdihet lehtë, pasi po flasim për ekipin më të njohur në Zvicër.
Tashmë te klubi i Bazelit janë duke kërkuar një kapiten të ri në skuadër, dikush që mund t’i udhëheq. E kush më mirë se Taulant Xhaka mund ta bëj këtë gjë? Por këtu lind një problem i ri, trajneri.
Sipas “Telebasel”, trajner i ri i Bazelit nuk e ka shumë në konsideratë, ndryshe nga herët e tjera, që mesfushori shqiptar konsiderohej i pazëvendësueshëm. Ky është problemi i vetëm, që nuk e lejon “luanin shqiptar” të gradohet si kapiten. /Shqipëria.ch/