
Ivan Balliu ka përjetuar një nga mbrëmjet më të bukura në karrierën e tij, teksa në atë fitore të marrë nga ana e Metzit ndaj Red Star, tashmë është siguruar elita e futbollit francez. Kjo skuadër do të gjendet në “Ligue 1”, atje ku përballë lojtarit tonë do të jenë edhe yjet europianë, si Nejmar apo Mbape.
Festë e madhe te lojtarët e Metzit, që megjithëse nuk kanë qënë në stadiumin e tyre, kanë gjetur mënyrën sesi të festojnë edhe në transfertë. Madje Balliu ishte lojtari më aktiv, kur vjen puna për të krijuar atmosferë në festime, duke qënë i pari në të gjitha “çmenduritë”.
Trajneri i Metzit, Vincent Hognon, është paraqitur si të kishte qëndruar në shi në konferencën pas ndeshjes. Menjëherë gazetarët kanë drejtuar pyetjen nëse ishte ujë apo shamponjë ajo që ishte zbrazur në kokën e tij, ndërsa Hognon flet me buzëqeshje: “Ishte uji i Balliut”. Si gjithmonë, nëse flitet për festë, shqiptari është i pari në rradhë. /Shqiperia.ch/