You are here
Home > Kombëtarja > Ismajli na fal, nuk dimë se çfarë themi! Tani nuk është rastësi, në interesin e kujt është përçarja?

Ismajli na fal, nuk dimë se çfarë themi! Tani nuk është rastësi, në interesin e kujt është përçarja?

“Ardian, Shqipëria po humbet këtej dhe Kosova po fiton andej. Je penduar që na zgjodhe ne?”. Kjo ishte pyetja që i njëjti televizion sportiv në vendin tonë, për të tretën herë, i drejtoi mbrojtësit të Hajdukut.

E pallogjikshme do të ishte pak të thuhet, sepse kjo pyetje nuk është edhe aq naïve. Flitet për lojtarin që zgjodhi t’i bashkohet kuqezinjve, pasi më parë kishte shiritin e kapitenit te Kosova U-21. Padyshim që ne duhet të jemi në mbështetje të përfaqësueses së dardanëve dhe Kombëtares tonë, sepse në të dyja rastet flitet për shqiptarët.

Por kur flitet për tema të tilla, kalohet menjëherë në përçarje. Edhe vetë Ardian Ismajli u shpreh se nuk e kuptonte sesi një pyetje e tillë i përsëritej kaq shumë herë. Ndoshta përpara se të gozhdojmë një futbollist për të marrë arsyen se përse zgjodhi Shqipërinë, duhet ta bëjmë me lojtarët e shumtë shqiptarë që zgjedhin Kombëtare të tjera dhe nuk na marrin në konsideratë, së bashku me Kosovën.

Në të tilla momente, janë vetë lojtarët shqiptarë që rëndohen edhe më shumë nga ambienti sportiv brenda vendit që nuk tregohet edhe aq dashamirës. “Ardian na fal, ndonjëherë nuk dimë se çfarë themi”… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top