You are here
Home > Kombëtarja > Ishte vetëm një frikësim, Bare përfundon në urdhërat e ish-lojtarit të Realit të Madridit

Ishte vetëm një frikësim, Bare përfundon në urdhërat e ish-lojtarit të Realit të Madridit

Keidi Bare zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Alcorconit, në atë fitore të marrë me rezultatin 0-4. Mesfushori shqiptar bëri gjithçka mirë, por ajo që i prishi mbrëmjen ishte një dëmtim serioz i marrë nga Boateng.

Të gjithë ishin të frikësuar se lojtari kuqezi mund të mungonte në ndeshjen e radhës, që luhet të shtunën ndaj Majorkës. Malaga është duke luftuar për ngjitjen në “La Liga” dhe Bare duhet të gjendet në fushë.

Në stërvitje e së hënës mesfushori ka munguar për shkak të lëndimit, por jo në ditën e djeshme. Në stërvitjen e orës 16:15, së bashku me grupin e lojtarëve të tjerë, është parë të stërvitej edhe Bare. E gjitha ishte vetëm një frikësim, pasi futbollisti është vendosur nën urdhërat e ish-lojtarit të Realit që tani drejton Malagan, Viktor Sançez. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top