
Ish-trajneri i Shqipërisë sa i përket futbollit të femrave, Amir Grima, u arrestua gjatë vitit të shkuar duke u akuzuar se ishte përfshirë në trukime të ndeshjeve. Nuk kaloj shumë kohë dhe drejtësia u vu në vend, me Grimën që tashmë e braktisur qelinë.
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur që të lirojë ish-portierin e njohur shkodran, duke caktuar vetëm arrest shtëpie dhe për të sjellë drejtësinë e munguar. Tashmë Grima do i rikthehet të afërmve të tij, pas periudhës më të vështirë të përjetuar në jetën e tij.
Por e gjitha kjo nuk kaloi pa dëmtime për këtë personalitet të sportit, që përtej figurës së dëmtuar edhe në mënyrë të tepruar nga ana mediatike, që morrën rolin e gjykatës shumë përpara kohës, vendin e tij te kombëtarja shqiptare e femrave e mori shkodrani tjetër, Vioresin Sinani. /Shqiperia.ch/