
Malaga ka fituar me rezultatin 1-4 gjatë ditës së djeshme, në transfertën ndaj Alcorconit. Jo pak, por 2 vite kishte që kjo skuadër nuk realizonte një numër të tillë golash brenda 90 minutave.
Ndërkohë që Keidi Bare u rikthye si titullar, ndërsa kishte shumë ndeshje që shihte gjithçka nga stoli. Një dorë të madhe lojtarit kuqezi i ka dhënë edhe ndërrimi i trajnerit. Kështu Muniz u largua nga Malaga pas disa rezultateve negative, ndërsa vendin e tij e mori ish-lojtari i Realit, Viktor Sanchez.
Madje ky i fundit ka punuar shumë edhe me temperamentin e shqiptarit. Më parë ishte e vështirë që të shihje një ndeshje të Bares ku shqiptari nuk ndëshkohej me karton të verdhë, por kjo nuk ndodhi në atë përballje ndaj Alcorconit. /Shqiperia.ch/