You are here
Home > Kombëtarja > Igli Tare telefonoi trajnerin, kështu u largua një futbollist nga lista e Shqipërisë

Igli Tare telefonoi trajnerin, kështu u largua një futbollist nga lista e Shqipërisë

Në listën e Shqipërisë që u publikua në paraditen e sotme, do të gjendej edhe emri i Hysen Memollës. Mbrojtësi shqiptar kishte disa kohë që përgatitej në stërvitje, vetëm për t’u grumbulluar me kuqezinjtë.

“Salernitananews” ka zbuluar edhe arsyen e mungesës së këtij futbollisti, në listën e plotë të Kombëtares. Memolla luan me Salernitanën, atje ku pjesën më të madhe të aksioneve e ka Klaudio Lotito, njëkohësisht edhe presidenti i Lacios.

Kjo skuadër do të zhvillojë ndeshjet e “Play Offit”, për të mbijetuar në Seria B. Pikërisht për këtë arsye, Igli Tare ka folur me trajnerin Reja, që të linte futbollistin shqiptar që të ishte pjesë e Salernitanës në këtë moment delikat. Tekniku italian e ka lejuar një gjë të tillë, duke marrë parasysh faktin se Memolla do të ishte vetëm një zgjedhje alternative te kuqezinjtë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top