
Berat Gjimshiti luajti për 90 minuta në takimin kundër Juventusit, atje ku u morr barazimin me shifrat 1-1 ndaj bardhezinjve. Si një finale e fituar duket kjo për skuadrën nga Bergamo, që në rast të një humbje të mundshme ndaj kryesuesve të Italisë, mund t’i thoshte lamtumirë “Championsit”.
Ky objektiv është më pranë se kurrë, ndërsa vetëm 90 minuta e ndajnë ekipin e Gasperinit nga arritja historike. Ndeshja e fundit do të jetë ajo ndaj Sasuolos, që gjendet pa asnjë objektiv në mesin e kampionatit. Në një fitore që në letër duket e kryer, Atalanta nuk duhet të presë asnjë ndeshje tjetër në Itali për të arritur në “Champions League”.
Por pavarësisht kësaj Gjimshiti ka shfaqur paksa zhgënjim pas ndeshjes me Juventusin, duke u shprehur për “Sky”: “Unë shpresoja për një fitore në fakt, që të them të vërtetën. Pjesën e dytë nuk e kemi nisur aspak mirë, pasi nënvlerësuam edhe veten. Ne dëshironim që të fitonim dhe e bëm mirë në pjesën e parë. Na ngelet të rikuperojmë ndaj Sasuolos, por këta të fundit i treguan vlerat e tyre edhe me Romën”, ka thënë Gjimshiti. /Shqiperia.ch/