
Françesko Tahiraj bëri një bujë të madhe në Slloveni, ndërsa me ekipin e Aluminj arriti të shënonte 9 gola për gjysmën e sezonit të parë. Më pas erdhi edhe transferimi i tij te Hajduku i Splitit, në merkaton e janarit.
Vetëm në moshën 22-vjeçare, por mbi të gjitha një brumë i dalë nga Juventusi, gjithmonë është premtues. Shqipëria e hodhi edhe më tepër vështrimin te ky lojtar, për ta marrë në skuadrën e parë. Por në provën e vërtetë të Tahirajt, ka disa probleme që do e bëjnë edhe trajnerin aktual, Reja, të hezitoj për një ftesë të mundshme.
Ndryshe nga ajo eksperiencë në Slloveni, Tahiraj e ka humbur vendin e titullarit te Hajduku dhe ende nuk ka arritur të gjejë golin e parë te Hajduku. Tashmë problemi i vetëm për ftesën e mundshme të kuqezinjve, mbetet ambientimi në Kroaci, që nuk po shkon edhe aq mirë sa pritej. /Shqiperia.ch/