
Imazhi i shqiptarëve në Itali dhe Europë, nuk është më i miri i mundshmi. Shpeshherë etiketohemi si “të këqinjë” me padrejtësi, nisur nga rrethanat e vështira që trojet tona janë përfshirë prej kohësh.
Së fundmi do të ishin 3 shqiptarë që në kryeqytetin e Italisë, që do të ngrinin lartë Kupën. Strakosha, Berisha dhe Durmishi e tregojnë më së miri se ky popull ka edhe një imazh tjetër, që europianët e shohin pak, ose më mirë nuk duan ta shohin. E për të vazhduar te Lacio, mjafton të theksojmë se Igli Tare shpallet prej kohësh si drejtori sportiv më i mirë i Serisë A.
Por këta nuk ishin lojtarët e vetëm shqiptarë që e kanë ngritur më parë Kupën e Italisë, pasi kjo ka ndodhur edhe me rastin e Behramit dhe Dzemailit me fanellën e Napolit në vite të ndryshme, kapiteni legjendar Lorik Cana me Lacion, pa harruar edhe Riza Lushtën me fanellën e Juventusit. /Shqiperia.ch/