
Megjithëse është ende i ri në moshë, Endri Çekiçi është një emër shumë popullor për tifozët shqiptarë. Flitet për sulmuesin e rritur në akademinë e madhe të Dinamos së Zagrebit, që ka bërë jehonë në vendin tonë prej kohësh.
Kjo pasi nuk ndodh shpesh që një lojtar shqiptar të rritet në kushte të tilla për të bërë avancim në futboll, ndërsa edhe vetë lojtari zotëron aftësi të mëdha. Por te Dinamo e Zagrebit ka munguar besimi i drejtuesve te Çekiçi, duke bërë që futbollisti kuqezi të harrohet disi.
Pas shumë kohësh dhe luhatjeve të mëdha, sulmuesi ka qënë protagonist në ditën e djeshme me skuadrën e tij në Slloveni, Olimpik Ljubjana. Në atë fitore me rezultatin 3-1 ndaj Goricas do të ishte futbollisti shqiptar që do të fitonte penallti, duke detyruar kundërshtarin të dilte me karton të kuq dhe do të luante për herë të parë për 90 minuta. /Shqiperia.ch/