
Për këdo që kishte një dyshim të vetëm mbi Vedat Muriqin, goli ndaj kryesuesëve të Bashakshehirit ka mbyllur çdo çështje. Sulmuesi shqiptar është në një lartësi të madhe, ndërsa në merkaton e verës do të bëj një hap të madh në karrierën e tij.
Në 10 golat e fundit të Rizesporit, Muriqi ka kontribuar në 7 prej tyre, me 5 gola dhe 2 asist. Por përtej pjesës së shënimit, lojtari i Kosovës ka shkëlqyer edhe me lojën e tij, duke u veçuar ndaj më të mirëve në Turqi, pasi kundërshtari i sotëm mban edhe kryesimin.
Rezultati i takimit do të përfundonte 1-1, ndërsa reagimi ishte i menjëhershëm nga ana e tifozëve të Rizesporit në “Twitter”, por edhe sportdashësit turq në përgjithësi. Të gjithë janë “të çmendur” pas Muriq, duke e cilësuar edhe si më të mirin që Rizespori zotëron aktualisht. /Shqiperia.ch/