You are here
Home > Kombëtarja > Hysaj është rast fenomenal: Më i rëndësishëm për Napolin, kur luan atje ku nuk dëshiron

Hysaj është rast fenomenal: Më i rëndësishëm për Napolin, kur luan atje ku nuk dëshiron

Kishin kaluar kohë që nuk e shihnim një Hysaj të tillë, si ai ndaj Udinezes. Sigurisht, nuk po flasim për një paraqitje fenomenale të mbrojtësit shqiptar, por për një rast të tillë.

Megjithëse jo në pozicionin ku shpesh e kemi parë shkodranin, Napoli funksionoi edhe me ndryshimet e reja.  Ançeloti e rivendosi po ashtu si Sarri, në krahun e majtë mbrojtësin shqiptar, duke surprizuar jo pak në lojën e tij edhe tifozët.

Gjatë gjithë lojës, Hysaj ishte lojtari që kishte prekur më shumë topin nga krahu i Napolit. Që një aksion të nisej apo thyej, fillimisht duhet të kishte “miratimin” e mbrojtësit shqiptar. Saktësia nuk mund të themi se është në 100% dhe shumë vend kishte për t’u përmirësuar, por Napoli i djeshëm funksiononte nga krahu i majtë.

Në reagimet e tifozëve Hysaj ka mahnitur me lojën e tij, aq sa nën humor e sipër këta të fundit kërkonin që mbrojtësi shqiptar të luante përherë nga e majta. Në një farë mënyre duket se Hysaj po rigjen vetveten dhe formën fizike me të cilën bëri që disa nga skuadrat më të mira europiane të telefononin drejt Italisë. Por vetë rasti i Hysaj është fenomenal, dëshiron të luajë gjithmonë në krahun e djathtë dhe kritikohet aq shumë atje, ndërsa kur spostohet në të majtë i detyruar nga trajneri, merr vlerësimet nga ambienti sportive. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top