
Futbollisti shqiptar që është formuar te Dinamo e Zagrebit, Çekiçi, është duke arritur formën më të mirë në Slloveni. Me ekipin e Olimpik Ljubajanës ka shënuar edhe golin e parë gjatë ditës së djeshme, duke hyrë në histori të këtij klubi.
Futbollisti më i ri që ka arritur të shënojë për ekipin slloven ishte Kliton Bozg, në moshën 23-vjeçare, por rekordin e ka marrë Endri Çekiçit që ndodhet në moshën 22-vjeçare. Në një prononcim për “Zona Gol”, sulmuesi shqiptar është shprehur se ka bërë zgjidhje të mirë për transferimin në Slloveni:
“Ishte e rëndësishme për mua të ndërroja ekip. Javët e para ishin të vështira por tani jam ambientuar shumë mirë. Transferimi në Slloveni jo vetëm që më ka bërë mirë për minutat, por edhe nga ana psikologjike. Duke qenë se nuk kam pasur minuta kam pasur edhe vështirësi dhe nuk arrin të shfaqësh potencial. Jam shfaqur nga fillimi dhe po gjej forcë për të treguar veten time”, ka thënë sulmuesi shqiptar. /Shqiperia.ch/