
Në shumë kampinate janë vendosur fatet për këtë sezon, ku ndër to është edhe ai zviceran. Në këtë ligë ekipi kampion është shpallur Yang Boysi, ndërsa vendi i dytë plotësohet nga Bazeli, të cilët do t’u bashkohen kampionëve të Zvicrës për të luajtur vitin e ardhshëm në kompeticionin e “UEFA Champions League”.
Pikërisht me skuadrën e Bazelit, aktivizohet edhe ylli dardanas, Edon Zhegrova. Ky i fundit duket se nuk po kalon një sezon pozitiv edhe tek ekipi i tij i ri, pasi sërish nuk është grumbulluar nga trajneri i tij, për përballjen e fundit që u luajt me Young Boys.
Sipas mediave zvicerane, numri një i pankinës së kuqebluve, Marcel Koller, nuk e ka grumbulluar Zhegrovën për shkak të kondicionit të tij fizik dhe për arsye të qëndrimeve të tij në stërvitje. Kjo është ndeshja e tretë që Edoni nuk grumbullohet ne skuadrën e tij të re, teksa ka mundur të luajë vetëm 172 minuta në total që nga janari kur u huazua tek Bazeli.
Kujtojmë që ylli darsanas është vetëm 20 vjeç, por mesa po shihet sjelljet e tij në stërvitje dhe jashtë fushës së blertë nuk po e favorizojnë shumë lojtarin. Gjatë merkatos së verës, zërat e shumtë e mendojnë Zhegrovën larg ekipit të Genk dhe të Bazelit, pasi këta të fundit mendohet se nuk kanë ndërmend të blejnë kartonin e lojtarit./Shqiperia.ch/