You are here
Home > Kombëtarja > Historia/ E vuajti racizmin si shqiptar në Greqi, loja e parë e Durmishajt se u lëndua një fëmijë

Historia/ E vuajti racizmin si shqiptar në Greqi, loja e parë e Durmishajt se u lëndua një fëmijë

Një nga zgjedhjet më të pazakonta të lojtarëve shqiptarë, ishte ajo e Fiorin Durmishajt. Ky i fundit zgjodhi t’i bashkohej Greqisë, megjithëse më parë kishte luajtur me Shqipërinë U-21. Por nuk mbaron këtu e gjitha kjo histori. Më e keqja është se vetë futbollisti e ka vuajtur aq shumë racizmin grek, vetëm për faktin se ishte shqiptar.

Madje e para ndeshje që Durmishaj do të luante me fëmijët e lagjes në park, do të ishte pasi një tjetër ishte lënduar. Për të mbërritur në atë histori dashurie me vetë vendin që e shihte si një qënie të tepërt.

Të gjithën këtë histori e ka treguar kampioni olimpik i Greqisë, Aleksandros Nikoladis: “Durmishaj ishte vetëm 5 vjeç në Greqi dhe ishte i ndryshëm nga pjesa tjetër e fëmijëve. Askush nuk e bënte atë mik dhe e përjashtonte nga shoqëria. Kontakti i parë me fëmijët e tjerë ishte në një park, kur shumë prej tyre po luanin dhe një fëmijë u lëndua, ata thërriten menjëherë Durmishajn që gjendej duke i vëzhguar si gjithmonë. Kështu nisi historia e lojtarit që e donte futbollin dhe vendosi për të bërë karrierë, duke zgjedhur Greqinë”, ka thënë Nikoladis. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top