You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Hapi gjigand i hedhur nga Gjika, nga akademia në Shqipëri përfundon te Barcelona

Hapi gjigand i hedhur nga Gjika, nga akademia në Shqipëri përfundon te Barcelona

“Shqiperia.ch” ka sjellë prej disa kohësh punën që zhvillohet tek disa prej akademive të futbollit në Tiranë, që janë shumë rezultative jo vetëm për përgatitjen e fëmijëve, por edhe për t’i dhënë atyre një dorë për karrierën në Europë.

E njëjtë paraqitet situata edhe te “Etien Futboll Akademi”, që ndodhet në Tiranë dhe drejtohet nga Denis Lila. Në këtë akademi futbolli ku ka një punë të dedikuar fëmijëve, madje që bëhet me shumë dashuri, kanë ardhur rezultatet e para të shkëlqyera.

Një prej fëmijëve që stërvitej në “Etien Futboll Akademi” është tërhequr nga Barcelona. Gjigandët spanjoll e kanë pikasur Elidion Gjikën, për ta marrë menjëherë tek të rinjtë dhe për të mos pritur më gjatë. E për t’u imagjinuar që më parë në Shqipëri ishte e vështirë për t’u gjetur baza materiale nga ana e ekipeve të para, që të konkurronin në mënyrë dinjitoze, ndërsa tani mbërrijmë në këtë pikë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top