You are here
Home > Kombëtarja > Grezda nuk largohet kaq thjeshtë nga Rangersi, të shlyhen paratë që investoi ekipi i Gerrardit

Grezda nuk largohet kaq thjeshtë nga Rangersi, të shlyhen paratë që investoi ekipi i Gerrardit

Eros Grezda do të largohet nga skuadra e Rangersit dhe këtu nuk ka shumë vend për dyshime. Sulmuesi shqiptar u la jashtë grumbullimit të skocezëve në Portugali, atje ku lojtarët e Gerrardit po përgatiten për sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, largimi i Grezdës nuk do të jetë edhe kaq i thjeshtë nga skuadra që është pjesë. E ndodhur përballë presionit të vazhdueshëm të ambientit përreth, që e cilëson një dështim total marrjen e Grezdës duke parë statistikat, Rangersi kërkon ta mbyll sa më mirë këtë çështje.

“Express.co” shkruan se në lidhje me këtë rast, drejtuesit e kësaj skuadre do të mundohen që të marrin lekët e shpenzuara për Grezdën, që shkonte në vlerën e 2 milionë eurove. Deri atëherë, do të pritet se cila prej ofertave do t’i afrohet më shumë dëshirës së Rangersit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top