
Enea Mihaj pritet të jetë një nga titullarët e mbrojtjes kuqezi, në takimin kundër Islandës.Futbollisti i Panetolikosit ka kaluar një sezon fantastik në Greqi, duke marrë vëmendjen e shumë klubeve europiane.
Megjithatë afrimi te Shqipëria, nuk është edhe aq lidhje e ngushtë e dashurisë së madhe. Lojtari e ka pranuar në disa raste se e priste ftesën e Greqisë, por kur ajo mungoi, zgjodhi t’i bashkohej kuqezinjëve. Në një intervistë për “Supersport”, Mihaj u shpreh se tani është momenti i tij të jap më të mirën për Kombëtaren:
“Rradha ime tani që të jem në fushë dhe të jap 100% për Kombëtaren. Skema me 3-5-2, nuk ofron shumë siguri në prapavijë, gjithsesi mund t’ia dilet. Më duan dy ekipe në Itali dhe një në Holandë. Interesim ka edhe nga Gjermania, por duhet të flas njëherë me ekipin”, u shpreh Mihaj. /Shqiperia.ch/