You are here
Home > Kombëtarja > “Grekët nxjerrin dhjamin nga pleshti”, Panionosi nuk jep as “lëmoshën” për Fiorin Durmishajn

“Grekët nxjerrin dhjamin nga pleshti”, Panionosi nuk jep as “lëmoshën” për Fiorin Durmishajn

Fiorin Durmishaj ishte çështja e aq shumë diskutuar përpara pak kohësh, me sulmuesin që la Shqipërinë për t’iu bashkuar Greqinë. Tashmë nuk po dëgjojmë shumë rreth këtij sulmuesi sa i përket golave të shënuara, ndryshe nga më parë, por për çështje të ndryshme që ndodhin jashtë fushës së blertë.

Ekipi i parë ku Durmishaj nisi karrierën nuk është Panionosi, por Rodosi. Prej andej sulmuesi do të spikaste dhe do të kalonte në ekipin e Superligës greke. Rodosi është paraqitur së fundmi në zyrat e klubit të njohur grek, duke kërkuar vetëm 35.000 euro për marrjen e Durmishajt.

Por Panionosi, si për të nxjerrë “dhjamin nga pleshti”, jo vetëm që nuk i ka dorëzuar paratë, por ka fituar të drejtën në këtë çështje. Kjo nuk është hera e parë që në Greqi ndodh një gjë e tillë, ndërsa kjo shumë nuk e dëmton aspak financën e klubit të Panionosit. Ndërsa nga ana tjetër, e gjitha shuma do të shërbente shumë për akademinë e vogël, që të vazhdonte punën e saj për të sjellë talente të reja në treg. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top