Një gol që do të sillte qetësinë ndaj Interit, nuk kishte sesi ta linte jashtë vëmendjes Berat Gjimshitin, që është kthyer në personazhin kryesor te Atalanta.
Pas shumë ndeshjes në stol, mbrojtësi shqiptar jo vetëm që bind në lojën e tij dhe i lë pak hapësira kundërshtarëve, por edhe shënon në portën e zikaltërve të Interit, që sot kishin ndërruar fanellën me Atalantën.
Për “BergamoNews” Gjimshiti me Mancinin vlerësohen me notën 7, teksa të dy qendërmbrojtësit që kanë arritur të shënojnë në portën kundërshtare, flitet se kanë prekur perfeksionin. Nga ana tjetër, nota më e dobët i takon Etrit Berishës, 5.5, duke u theksuar fakti se gardiani shqiptar nuk ia thotë lojës me këmbë.
Frikë sa herë që Berisha duhet të ndërhyjë me këmbë, ndërsa këtë mangësi, portieri shqiptar e ka treguar shpeshherë edhe me Kombëtaren. /Shqiperia.ch/