You are here
Home > Kombëtarja > Frika për ndëshkimin me karton, trajneri i Malagas la jashtë listë Baren në ndeshjen e fundit

Frika për ndëshkimin me karton, trajneri i Malagas la jashtë listë Baren në ndeshjen e fundit

Malaga ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Elches, në takimin e fundit të kampionatit spanjoll në ”Segunda Division”. Skuadra ku aktivizohet edhe Keidi Bare, ka përfunduar në vendin e tretë këtë sezon, ndërsa ka një shans në fazën “Play-Off” për të diskutuar ngjitjen në “La Liga”.

Mesfushori shqiptar ishte lënë jashtë listës nga trajneri Sanchez. Vendimi erdhi qëllimisht, pasi Bare nuk mund të luante në ndeshjen e rradhës të fazës “Play-Off”, nëse do të ndëshkohej me karton të verdhë ndaj Elches. Duke parë natyrën dhe mënyrën sesi luan lojtari shqiptar, padyshim që me shumë gjasa do të mungonte për ndeshjen e rradhës dhe që ka vlerën e një sezoni. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top