You are here
Home > Kombëtarja > Formacioni ndaj Skocisë, te Shqipëria ka vend për dy balotazhe

Formacioni ndaj Skocisë, te Shqipëria ka vend për dy balotazhe

Ditën e nesërme, Shqipëria luan sfidën e dytë për “Ligën e Kombeve” në Glasgou kundër Skocisë. Në këtë sfidë, pritet që Panucci të hedh në fushë thuajse të njëjtin ekip që luajti kundër Izraelit.

Mbrojtja pritet të jetë sërisht e njëjtë, ku në qëndër pritet dyshja Veseli-Gjimshiti, nga krahët Hysaj dhe i riu Binaku që bëri një paraqitje tepër të mirë në takimin e fundit, duke i lënë të gjithëve një përshtypje të veçantë për të.

Taulant Xhaka dhe Migjen Basha janë konfirmuar gjithashtu në mesfushë, duke treguar dhe njëherë se janë pjesë e padiskutueshme në Kombëtare. Pa ta, Shqipëria humbet diçka. Krahët e mesfushës gjithashtu u paraqitën mirë, megjithëse nuk mund të flasim për ndonjë shkëlqim. Hyka dhe Gavazaj do të startojnë sërish me Skocinë, ashtu si edhe ndaj Izraelit.

Dyshimet më të mëdha për të nisur sfidën nga minuta e parë, janë tek maja e sulmit dhe tek mesfusha. Në pjesën e sulmit janë në balotazh midis njëri-tjetrit Sidrit Guri dhe Bekim Balaj. Futbollisti i Ostendes nuk bindi me pjesën e parë në “Elbasan Arena”, ndërsa loja ndryshoi me aktivizimin e Balajt. Ndërsa një tjetër çështje ngelet mesfusha. Kaçe, Lilaj dhe Memushaj do të luftojnë për vetëm një vend në të. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top