You are here
Home > Kombëtarja > Formacioni i Shqipërisë është i qartë me Islandën, habit lënia jashtë e Sadikut dhe Uzunit

Formacioni i Shqipërisë është i qartë me Islandën, habit lënia jashtë e Sadikut dhe Uzunit

Vetëm pak orë na ndajnë nga takimi i Islandës dhe Shqipërisë, që është i vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Duke marrë parasysh mënyrën sesi trajneri Reja është stërvitur së fundmi me grupin e lojtarëve, gjithçka është e qartë sa i përket formacionit.

Në prapavijë ka vetëm një surprizë, atje ku vendin e Mihajt e ka marrë Frederik Veseli. Pjesa tjetër e futbollistëve është ajo që u parashikua më herët, ndërsa është vendosur edhe balotazhi i sulmit. Balaj dhe Cikalleshi duket se i kanë marrë vendin Sadikut dhe Uzunit, për të luajtur nga minuta e parë.

Nisur nga forma e treguar në kampionatet respektive, dy futbollistët e fundit kanë më shumë përparësi e meritë për të qënë në fushë, prandaj mund të konsiderohet edhe si surprizë. Megjithatë mbetet të shihet, nëse e gjitha kjo është edhe një lojë e trajnerit Reja me mediat, për të mos i hapur kartat më shumë seç duhet. /Shqiperia.ch/

Berisha

Ismajli-Dërmaku-Veseli

Hysaj-Aliji

Xhaka-Basha-Kaçe

Cikalleshi-Balaj

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top