You are here
Home > Kombëtarja > Formacioni i mundshëm/ Në skemën fituese të Antonio Kontes, Shqipëria ngjall frikë për Islandën

Formacioni i mundshëm/ Në skemën fituese të Antonio Kontes, Shqipëria ngjall frikë për Islandën

Trajneri Reja është duke vazhduar të përgatis skuadrën në Frankfurt të Gjermanisë, duke provuar skemat me të cilat do të kërkojë fitoren me Islandën. Me formacionin e mundshëm të kuqezinjve, vërtetohet fakti se tekniku italian do të debutojë me skemën fituese të Kontes, 3-5-2.

Ky nuk ishte thjeshtë një kurth për kundërshtarin, pasi hera e parë do të jetë pikërisht në këtë transfertë, për t’u zbatuar një mënyrë e tillë loje. Mihaj, Dërmaku dhe Ismajli priten të jenë qendrat e mbrojtjes, megjithëse ka pasur disa shqetësime së fundmi për mbrojtësin e Hajdukut të Splitit.

Basha dhe Xhaka dhuron gjithë qetësinë e duhur në mesfushë, ndërsa në krahë do të jenë Hysaj dhe Lenjani që do të shtyjnë përpara në aksionet sulmuese, por edhe do të bëjnë mbrojtjen me 5 në kundërsulmet e kundërshtarit. Kaçe do të jetë lojtari që pritet të organizojë lojën, ndërsa Sadiku dhe Uzuni gjenden në majën e sulmit. /Shqiperia.ch/

Berisha

Mihaj-Dërmaku-Ismajli

Hysaj-Xhaka-Basha-Lenjani

Kaçe

Sadiku-Uzuni

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top