You are here
Home > Kombëtarja > Formacionet zyrtare/ Dy lojtarë të Shqipërisë në “Champions League”, Armando Broja pret debutimin

Formacionet zyrtare/ Dy lojtarë të Shqipërisë në “Champions League”, Armando Broja pret debutimin

Vetëm pak minuta më parë janë publikuar formacionet zyrtare të “Champions League” për dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme ku Barcelona ndeshet me Napolin dhe Bajerni do të ketë përballë Chelsean.

Përtej spektaklit të madh që do të dhurojnë këto ekipe, tifozët shqiptarë presin me kureshtje edhe lojtarët e Kombëtares. Një befasi vjen nga Gatuzo për Elseid Hysajn, teksa duke parë besimin e madh të shpërblyer nga mbrojtësi shkodran u mendua se do të kishte vend titullarit ndaj katalanasve. Por trajneri i Napolit ia ka besuar krahët e mbrojtjes Mario Rui-Di Lorenzo, duke e ulur Hysajn në stol.

Nga ana tjetër një arritje e madhe është për Armando Brojën fakti se është i grumbulluar ndaj Bajernit. Sulmuesi shqiptar pret debutimin në “Champions League” dhe duke parë natyrën e Lampard për besimin karshi akademisë dhe rezultatin 3-0 në favor të ekipit gjerman në ndeshjen e parë, mund të ketë disa minuta për të në pjesën e dytë. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top