
Ndonjëherë luftohet aq shumë për të arritur qëllimin, aqsa kur mbërrihet në këtë pikë të aq shumë dëshiruar, nuk arrihet të menaxhohet në mënyrën e duhur situata. Të paktën ky është rasti i Kamer Qakës, një prej zbulimeve të Panuçit.
Pasi ishte duke shkëlqyer me Poli Iasin dhe mori vëmendjen e shumë klubeve europiane, madje edhe ftesën e Shqipërisë, Qaka përfundoi në rënie të lirë. Steaua e Bukureshtit e kishte një dëshirë të madhe transferimin e këtij lojtari dhe bëri gjithçka që kjo të bëhej e mundur. Mundësia fantastike e mesfushorit kuqezi u shkatërrua për vetëm 4 javë, ndërsa presidenti i Steauas u shpreh: “Nuk kam ndërmend të rris fëmijët këtu”.
Të gjitha këto fjalë i drejtoheshin Kamer Qakës, që u rikthye te Poli Iasi, por këtë herë duke zhgënjyer totalisht dhe pa asnjë lidhje me eksperiencën e mëparshme. Sipas asaj që raportojnë mediat rumune së fundmi, lojtari shqiptar është përfshirë në “listën e zezë” për t’u larguar menjëherë nga Poli Iasi, pasi nuk arrin të justifikoj në asnjë mënyrë pagen me 10.000 euro që fiton në muaj. /Shqiperia.ch/